SPORT 24 Gusht 2023, 18:42

Partizani mundet në ndeshjen e parë të play off-it të "Conference League", sistemi VAR e shpëton nga "turpërimi"

Partizani mundet në ndeshjen e parë të play off-it të

Gjithçka ka shkuar keq për ekipin e Partizanit në përballjen e pasdites së kësaj të enjteje, teksa janë mundur me rezultatin e ngushtë 1-0, nga kazakët e Astana, në përballjen e parë të fazës “play-off” të kualifikueseve të Conference League.

Goli i parë dhe i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 41’-të, me boshnjakun Stjepan Loncar, i cili ndëshkon portierin Qirko me një “eurogol” nga jashtë zone, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Mirëpo, nuk do të ndalej me kaq, pasi kazakët arritën të shënonin dhe plot 3 herë të tjera, në minutat 45+5’, 68’ dhe 90+1’, me anë të Aymbetov dhe një dopiete të Tomasov, por të gjithë golat u anulluan për pozicion jashtë loje, pas rishikimit të tyre me sistemin VAR, duke i shmnagur kështu demave, një humbje turpëruese në fushën e Astana.

Tashmë, për të vulosur kualifikimin do të nevojitet të luhen dhe 90 minutat e mbetura në “Elbasan Arena”, përballje kjo e cila do të zhvillohet mbrëmjen e 31 gushtit, më konkretisht në orën 20:00.

/News31