Partizani fiton përballjen e parë të fazës kualifikuese të "Conference League"!

Pas një barazimi e një humbjeje në fazën kualifikuese të UEFA Champions League, cka i eleminoi nga turneu më i rëndësishëm europian, tashmë “demat e kuq” të Partizanit janë pjesë e fazës kualifikuese të Conference League, ku në përballjen e parë të fazës së dytë eleminatore kanë mundur me rezultatin e ngushtë 0 me 1, andorrasit e Atletic Escaldes në “shtëpinë” e këtyre të fundit.
Përgjegjës për golin e vetëm të kryeqytetasve ishte sulmuesi nigerian, Christian Mba. I gjithë aksioni i golit nisi nga vetë portieri i andorrasve, Saul Garcia, i cili e tepron shumë me mbajtjen e topit. Ngjitur me të ishte 23-vjeçari nigerian, i cili nuk e fali gafën e portierit dhe pasi “rrëmben” topin nga këmbët e tij e çon atë në rrjetën e boshatisur duke vulosur rezultatin 0 me 1, në minutën e 53’-të të sfidës.
Tashmë, për të vulosur komplet kualifikimin do të shërbeja përballja e 1 gushtit, ku “demat e kuq” të do të presin në “Air Albania” andorrasit, me shpresën për kalimin në raundin e tretë të Conference League.
/News31