SPORT 17 Gusht 2023, 22:34
Partizani fiton ndaj Valmerias, kampionët e Shqipërisë kalojnë në play off-in e Conference League!

NEWS-31
Partizani ka arritur të kalojë në fazën tjetër të Conference League, pasi mund me rezultat të përgjithshëm 3-1 Valmieran (ndeshja e parë përfundoi 1-2 në favor të kampionëve të Shqipërisë)
Pjesa e parë ishte totalisht e kuqe, pasi Partizani dominoi 45 minutat e para. Rastet ishin të shumta dhe goli erdhi në minutën e 21’. Rrapaj fitoi penalltinë dhe Tedi Cara e shndërroi në gol këtë mundësi të artë.
Pjesa e dytë në fakt ishte më tepër në favor të miqve, pasi tentuan disa herë golin e barazimit, por “demat” u vendosën mirë në mbrojtje. Partizanit i mjaftoi goli i Tedi Cara për të bërë të mundur kualifikimin në fazën e play off të Conference League.
/News31