SPORT 10 Gusht 2023, 21:16

Partizani fiton me përmbysje dhe vazhdon “ëndrrën evropiane" në Conference League

Partizani fiton me përmbysje dhe vazhdon “ëndrrën

Kërkohej fitore dhe e arritën. “Demat e kuq” të Partizani kanë arritur të mundin mbrëmjen e kësaj të enjteje letonezët e Valmiera, në sfidën e parë të vlefshme për fazën e tretë kualifikuese të Conference League.

Sipari i golave u hap që në pjesën e parë, me lojtarin brazilian të letonezëve, Gustavo Silva, i cili çoi topin në rrjetën e portierit Qirko, pas një “predhe” të lëshuar nga jashtë zone në minutën e 27’ të sfidës, duke e mbyllur kështu pjesën e parë me rezultatin e ngushtë 1 me 0, në favor të vendasve.

Me fillimin e pjesës së dytë vjen dhe kundërpërgjigjja e kryeqytetasve. Fillimisht do të ishte kapiteni Tedi Cara, i cili me një lëvizje të bukur në zonën kundërshtare kap krosimin e lëshuar nga Rrapaj, duke çuar topin në rrjetën kundërshtare në minutën e 58’ të sfidës. Pas Carës, protagonist do të bëhej sërish, Arinaldo Rrapaj, i cili me një “silurë” nga jashtë zone në minutën e 76’ të sfidës gjen të papërgatitur portierin Olses, duke përmbysur gjithçka në “Skonto Stadions”.

Tashmë e vetmja gjë çka mbetet për përcaktimin e skuadrës që do të kapë fazën “play-off” të kualifikuesve të Conference League është përballja e mbrëmjes së 17 gushtit në “Air Albania”, përballje ku nuk pritet asgjë më pak se fitorja e Partizanit. 

/News31