SPORT 16 Shtator 2023, 17:42

Nuk kanë të mbaruar problemet për Juventus, Cristiano Ronaldo ngre padi ndaj klubit, cila është arsyeja?

Nuk kanë të mbaruar problemet për Juventus, Cristiano Ronaldo

Teksa Juventus ka nisur sezonin e ri të Serie A, mes problemeve të trashëguara nga administrata e vjetër, për të cilat edhe u dënua sezonin e shkuar, "hallet" jashtë fushe duket se nuk kanë fund për klubin torinez dhe tashmë ata po përballen me një padi nga Cristiano Ronaldo. Raportohet se ylli portugez ka vendosur që ta padisë Juventus-in lidhur me disa pagesa që klubi i ka mbetur borxh atij.

Më specifikisht, sipas “La Gazzetta dello Sport”, Ronaldo po kërkon t’i paguhen 19.9 milionë euro që iu premtua nga klubi se do t'i merrte, kur pranoi të shtynte pagat e tij gjatë muajve të parë të pandemisë COVID. Këto paga të shtyra janë po ashtu pjesë e “manovrave të pagave” që Juventus bëri e për të cilat u dënua vjet, ndërkohë që vazhdojnë të jenë objekt i çështjeve ligjore.

Megjithatë jo vetëm Ronaldo ka vendosur të cojë në gjykatë Juventus, teksa edhe legjenda e klubit, Leonardo Bonucci, ka nisur kohët e fundit një veprim ligjor kundër tyre, duke kërkuar dëmshpërblim pasi ai u pezullua nga skuadra e Massimiliano Allegri-t sezonin e shkuar, ndërsa këtë vit u largua për në Gjermani, tek Union Berlin.

Paulo Dybala nga ana tjetër, ka arritur një marrëveshje me Juventus-in për rreth 3 milionë euro, duke ka hequr dorë nga padia e tij në lidhje me kompensimin për mos vazhdimin e kontratës së tij pas marrëveshjes fillestare verbale.

E sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, Juve po përballet edhe me problemin e Paul Pogba, i cili u kap me doping ndeshjen e shkuar të kampionatit dhe pritet të dënohet nga Federata italiane. Pra një kohë aspak e mirë për "Zonjën e Vjetër". 

/News31