SPORT 12 Gusht 2023, 22:29
Nuk ka surpriza në miqësoren e luksit, Partizani dorëzohet përballë Romës

NEWS-31
Ka përfunduar ndeshja miqësore e luksit mes Partizanit dhe Romës në “Air Albania”, pa surpriza, teksa italianët fituan 1-2 me golat e El Shaarawy në minutën e 11-të dhe Belotti në minutën e 26-të.
Për Partizanin shënoi Tedi Cara në minutën e 85-të, por nuk mjaftoi për të surprizuar ekipin italian. Megjithatë, pavarësisht pranisë së mijëra tifozëve dhe futbollit të bukur, vëmendjen e publikut e tërhoqi një pozë nga tribuna, pikërisht nga kreu i qeverisë, Edi Rama dhe Noizy.
Reperi, i cili performoi në këtë ndeshje para se të niste dhe ishte i ftuar special, shfaqet duke bërë shenjën e shqiponjës me kryeministrin, teksa edhe përshkrimi i Ramës është mjaft interesat.
View this post on Instagram
/News31