SPORT 6 Janar 2023, 16:57

Një tjetër humbje e madhe për botën e futbollit, legjenda italiane Gianluca Vialli u nda sot nga jeta

Një tjetër humbje e madhe për botën e futbollit, legjenda

Pak ditë pas ndarjes nga jeta të Mihajlovic dhe legjendës braziliane Pele, një tjetër humbje e madhe ka ndodhur në botën e futbollit dhe të sportit.  Në moshën 58-vjeçare, Gianluca Vialli, ka ndërruar jetën në Londër. Ish-sulmuesi lombard i Cremoneses, Sampdorias, Juventusit dhe Chelsea, luftonte me kancerin e pankreasit prej vitit 2017. 

Ai arriti ta fitonte një betejë ndaj sëmundjes dhe u rikthye në futboll, duke ju bashkuar stafit të teknikut italian Robert Mancini në krye të Kombëtares së vendit fqinj, teksa u bë pjesë edhe e triumfit të "Euro 2022". Megjithatë pak kohë pas kësaj fitoreje Vialli njoftoi se kanceri ishte rikthyer dhe u detyruar të largohej nga puna për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. 

Prej pak javësh ai gjenden në Londër, ku merrte trajtim më të specializuar, megjithatë fatkeqësisht nuk arriti ta fitonte betejën e dytë me të. 

Kush ishte Gianluca Vialli? 

Një nga ikonat e skudetos "legjendare" të 1991 -shit me Sampdorian, por edhe heroi i Juventus në triumfin e Champions League në 1996 e një futbollist e trajner shumë i vlerësuar edhe në Angli, Vialli lindi në Kremonese më 9 korrik 1964. Gianluca u rrit në një familje më shumë se të pasur dhe filloi karrierën e tij në ekipin e të rinjve Pizzighettone përpara se të transferohej në ekipin e qytetit të tij. Ai lindi si anësor dhe më pas u shndërrua në sulmues. Ai bëri debutimin e tij me Cremonese-n, të cilën e riktheu në Seria A bashkë me trajnerin Emiliano Mondonico në 1984. Atë vit ai transferohet tek Sampdoria, duke u bërë një simbol i skuadrës. Kështu, në vitin e tij të parë ai fitoi Kupën e Italisë (të cilën kur të largohej nga Genoa do ta fitonte edhe dy herë), më pas, me ardhjen e Boskov dhe mirëkuptimin e jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë fushës me Roberto Mancinin, do të fitonte edhe Kupën Europiane në vitin 1990. Bashkë me kampionatin historik të vitit pasardhës, i shtoi kabinetit të trofeve edhe Superkupën e Italisë me Sampdorian.

Më pas transferohet tek Juventus, dhe pas dy viteve është pjesë e rëndësishme e triumfit të Kupa UEFA 1993, përpara dopietës Scudetto-Champions League nën drejtimin e Lippit (si dhe një Kupë Italie dhe një Superkupë). Ishte në ato vite që ne pamë se si aftësitë e tij drejtuese ishin vendimtare për të tërhequr nga pas shokët e tij të skuadrës. Përvec kësaj ai ishte edhe shumë i suksesshëm para porte, duke qenë se shënoi 275 gola mes profesionistëve dhe fitoi golashënuesin më të mirë në Europë në sezonin 90/91.

Pas Juventusit, vendos për aventurën në Angli, te Chelsea, në vitin 1996. Në përpjekjen e parë fiton Kupën e Anglisë, më pas në rolin e dyfishtë të trajnerit dhe lojtarit, fiton Kupën e Ligës, Kupën e Fituesve të Kupave dhe Superkupa evropiane, duke shfrytëzuar më së miri një Gianfranco Zola të shkëlqyer. Kësaj i duhet shtuar eksperienca në kombëtare, fillimisht në U-21, më pas në atë senior, me të cilin merr pjesë në një kampionat europian, në vitin 1988 dhe në dy Botërorë, në 1986 dhe në 1990.

Pasi u largua nga futbolli, si trajner ai arriti të drejtonte Chelsean, për herë të parë në historinë e tyre, drejt një vendi në Champions League, përpara se të fitonte Kupën FA dhe Charity Shield. Duket si fillimi i një karriere të madhe, por përvoja në Watford në Kategorinë e Parë, e cila përfundoi me shkarkimin e tij, do të jetë e fundit në stol. Më vonë iu përkushtua rolit të komentuesit, aktiviteteve të ndryshme bamirëse dhe shkruarjes të dy librave. Në vitin 2019 ai iu rikthye rolit aktiv në futboll duke u futur në radhët e Federatës si kryetar i delegacionit të kombëtares italiane, duke arritur kulmin në Kampionatin Evropian 2021 të fituar nga italianët, të drejtuar nga miku i tij i madh Mancini ( përqafimi mes të dyve pas fitores në Wembley kundër Anglisë është imazhi më ikonik i atij triumfi). 

/News31