
Produkti

Nga Messi tek Benzema, 15 futbollistët më të mirë që do të jenë pa kontrata në fund të sezonit!

Është ndjesi shumë e bukur kur mund të hysh në atë dyqanin ku zakonisht nuk mund të blesh dot një palë çorape për shkak të çmimeve, por sheh që ka ulje të mëdha dhe mund të marrësh disa gjëra. Është pak a shumë e njejta ndjesi që kanë shumica e skuadrave të futbollit në botë kur afrohet koha e skadencave të kontratave të lojtarëve, sidomos kur këta të fundit janë ndër më të mirët në qarkullim. Në qeshor të 2023, do të jenë me të vërtëtë shumë futbollistët, që për kënaqësinë e Drejtorëve Sportivë kudo që ndodhen, mund të ikin “me parametra 0” nga klubet e tyre. Sot po ju tregojmë 15 më të mirët e kësaj liste, ku janë përjashtuar edhe emra si Zaha, Thuram, Asensio apo Lingard.
1.Leo Messi: Më i mirë i të gjitha kohërave nëse do të dëshironi, sërish koncepti nuk ndryshon, Argjentinasi, i sapo shpallur kampion bote, është në skadencë kontrate dhe është mes dy zgjedhjeve kryesore, rinovim me PSG apo rikthim tek Barcelona? Apo ndonjë surprizë tjetër që nuk e marrim me mend?
2.Karim Benzema: Do të jetë fituesi i Topit të Artë larg Madrid-it sezonin e ri? Sot duket e pamundur, por ashtu ishte edhe të shihje Donnaruma-n larg Milanit, kështu që po themi “kurrë mos thuaj kurrë”.
3.N’Golo Kante: Mundet Chelsea që ta lejojë një futbollist të tillë të largohet në gjendje të lirë? Ndoshta edhe po, duke parë çfarë planesh ka skuadra angleze për të ardhmen, megjithatë kjo nuk e bën francezin një mesfushor jo të mirë, përkundrazi.
4.Bobby Firmino: Ka një ndjesi negative në Liverpool, duket se diçka mes brazilianit dhe trajnerit Klopp është “thyer” dhe Roberto është gati për një aventurë të re europiane, pasi ka fituar gjithçka me fanellën e kuqe.
5.Toni Kroos: “Nuk do të jem kurrë me një skuadër tjetër pas Madrid”, fjalët e tij, jo tonat. Atëherë: Rinovim apo dalje në pension? Shpresojmë për këtë të parën.
6.Chris Smalling: 6 tifozët e Roma-s janë në ankth. Shakatë mënjanë, është shëndrruar në një pikë referemi për skuadrën e kryeqytetit italian, kështu që për të gjithë do ishte e rëndësishme që të rinovonte, megjithatë nuk do ishte çudi po ta shihnim me një fanellë tjetër në sezonin e ardhshëm.
7.Marco Reus: klas, krijmtari dhe teknikë në një nga trupat më të prekur nga dëmtimet në dekadën e fundit. Zemra jonë është e ndarë në dysh, rinovim me Dortmund ose një aventurë tjetër ku të tregojë çfarë di të bëjë me topin?
8.David De Gea: Mundet që Manchester United-i më në formë i viteve të fundit të bëjë pa portierin më të fortë që kanë pasur këtë 10-vjeçar? Duket një përgjigje e thjeshtë, por nuk është asnjëherë e lehtë të rinovosh një kontratë që ka të shkruar të paktën 10 milionë paund sipër.
9.Youri Tielemans: Më i preferuari ndër atyre që luajnë Fifa dhe e dinë potencialin e tij, belgu është gati për aventurën e tij të madhe, larg Leicester-it.
10.Ilkay Gundogan: Shumë rrallë lejon Pep Guardiola që lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së tij të largohen, megjithatë rasti i fundit me Cancelo-n na jep shembullin që mund të ndodhë, kështu që presim surpriza.
11.Stefan de Vrij: Këtu kemi një diskutim të vështirë, të paktën mes tifozëve të Inter-it. Një lojtar i rëndësishëm, por që ka nevoje të “rilindë”, ndërsa ekipi ndoshta ka nevojë të lirohet nga rroga e tij shumë e lartë.
12.Angel Di Maria: Argjentinasi po ashtu kampion bote ka treguar që mund t’i japë ende shumë Juventus-it dhe futbollit europian, megjithatë ndoshta ka ardhur koha që të rikthehet në shtëpi.
13.Luka Modric: Nuk e mendojmë dot pensionin e tij. Duam të mendojmë për rionvimin e tij të padiskutueshëm, vit pas viti, derisa robotët t’i bashkohen botës së futbollit dhe të mund të bëhet pjesë e tyre.
14.Adrien Rabiot; Do te jetë rinovim me Juventus nëse ka Champions League sezonin e ardhshëm. Megjithatë, është gati 30 vjeç, duhen bërë disa llogari.
15.Alejandro Grimaldo: Benfica është një depo shumë e shtrenjtë, prandaj do jetë e vështirë ta lejojnë ndoshta mbrojtësin e krahut më të fortë të së ardhmes të largohet falas. Por të shohim…
/News31