
Produkti

Nga Messi te Ronaldo dhe Neymar, yjet e futbollit bejnë dedikime prekëse për Pele

Pasditen e sotme u bë me dije se u nda nga jeta legjenda e futbollit botëror, Pele. Sigurisht, përtej mesazheve emocionuese të ngushëllimit nga futbolldashësit në mbarë botën, për largimin e tij kanë reaguar edhe yjet e fubollit, për të cilët Pele ishte një idhull.
Cristiano Ronaldo, bashkangjitur me një foto ku ka dalë me ikonën e futbollit shkruan: “Ngushëllimet e mia më të thella për të gjithë Brazilin dhe në veçanti për familjen e z. Edson Arantes do Nascimento. Një “lamtumirë” e thjeshtë për mbretin e përjetshëm Pele nuk do të mjaftojë për të shprehur dhimbjen që po përfshin gjithë botën e futbollit në këto momente. Një frymëzim për kaq shumë miliona, një pikë referimi dje, sot, gjithmonë. Dashuria që tregonte gjithmonë për mua ishte e ndërsjellë në çdo moment që ndamë, qoftë edhe në distancë. Ai nuk do të harrohet kurrë dhe kujtimi i tij do të mbetet përgjithmonë në secilin prej nesh, futbolldashës. U prehsh ne paqe Pele."
View this post on Instagram
Ndërkohë Messi nuk ka bërë një dedikim të gjatë, por bashkë me mesazhin e thjeshtë të ngushëllimit ka ndarë këto momente me legjendën.
View this post on Instagram
Neymar ka zgjedhur këto fjalë për Pele: "Përpara Pele, 10 ishte vetëm një numër. I lexova një herë këto fjalë. Por kjo fjali është e paplotë. Unë do të thosha se më parë futbolli Pele ishte vetëm një sport. Pele ndryshoi gjithçka. Ai e ktheu futbollin në art dhe argëtim. Ai u dha një zë të varfërve, atyre me lëkurë më të errët. Dhe, më e rëndësishmja, ai u tregoi të gjithëve Brazilin. Statusi i futbollit dhe Brazilit është rritur falë Mbretit. Ai është larguar, por magjia e tij mbetet. Pele është i përjetshëm!”
View this post on Instagram
Kylian Mbappe, i cili bëri edhe një dedikim për legjendën e futbollit gjatë Qatar 2022, pak momente më parë shkruajti: "Mbreti i futbollit na ka lënë, por ajo çfarë ka lënë pas nuk do harrohet kurrë. Pusho në paqe Mbret!"
View this post on Instagram
/News31