Nën sytë e personazheve të famshëm, Messi pati një "debutim ëndrrash" për Inter Miami-n!

Transferimi i Lionel Messi-t këtë verë në SHBA, në skuadrën e MLS, Inter Milami, e cila bashkë-zotërohet edhe nga David Beckham, është padyshim një nga ngjarjet sportive më të rëndësishme, jo vetëm për ekipin, por për të gjithë ligën amerikane.
E në fakt, mbrëmjen e djeshme, Messi ka pasur debutimin e tij për skuadrën e Miami-t, por edhe pse nisi nga stoii, rezultoi të ishte vërtetë një "debutim ëndrrash" me argjentinasin kampion bote, që realizoi golin e fitores në minutën e 94, nga një goditje dënimi.
View this post on Instagram
Padyshim një gol "alla Messi", teksa gjithë stadiumi, që kishin ardhur për të parë magjinë e tij, festuan si të cmendur e mes tyre edhe disa personazhe të famshëm të showbiz-it.
Jemi mësuar t'i shohim në fakt në rreshtat e para të ndeshjeve të basketbollit yjet e showbiz-it në SHBA, por tashmë do t'i shohim edhe në shkallët e stadiumit, falë Mess-it dhe Inter Miami-t, që po transferojnë lojtarë vërtetë të rëndësishëm, teksa dje festuan si të cmendur, përvec familjes Beckham (David, Victoria-s dhe fëmijëve të tyre), edhe Kim Kardashian, që kishte ardhur të shihte ndeshjen me të birin, Saint, po ashtu edhe Serena Williams e Lebron James.
/News31