
Produkti

Në TikTok tashmë ka edhe një "udhëtues në kohë" që na tregon se kush e fiton Kupën e Botës "Qatar 2022"

Në TikTok mund të gjesh shumë personazhe të ndryshëm, madje cdo lloj personazhi që mund të mendosh, teksa së fundmi kemi edhe dikë që udhëton në kohë. Ky person megjithatë nuk është se na thotë shumë për të ardhmen, thjeshtë cfare do të ndodhë me "Kupën e Botës" dhe cila skuadër do ta fitoj.ë
“Jam një udhëtues në kohë dhe e di se kush e fiton Kupën e Botës 2022”- shkruhet në videon e llogarisë që mbën emrin "worldcuptimetraveller", pra "udhëtuesi në kohë i Kupës së Botës", ndërsa në këtë video shfaqet ndeshja që ai pretendon se do të jetë finalja e kupës dhe është xhiruar nga e ardhmja.
Në këtë finale duket se është ekipi i Brazilit përballë atij të Francës, teksa fitues dalin amerikano-jugorët, me rezultatin 2-1. Cka e bën më interesante video-n është se rezultati shfaqet në grafikat e "Qatar 2022" dhe ne mund të shohim edhe lojtarët brazilianë duke festuar dhe ata francezë të dëshpëruar, më saktësisht sulmuesin Oliver Giroud.
@worldcuptimetraveller helping you out like last year #worldcup #wm #wc #wc2022 #qatar #qatar2022 #football #timetravel #timetraveler #brazil #france ♬ Back in Time x Hung Up - worldcup time traveller
Po ashtu shihen edhe golashënuesit, Marquinhos dhe Richarlison për Brazilin dhe Griezmann për europianët.
Për momentin është thjeshtë një video TiktTok-n, si shumë video të tjera të cuditshme, megjithatë nëse ndodh, dikush ta ruajë këtë lllogari nga afër.
/News31