
Produkti

Në mënyrë të papritur, Gareth Bale tërhiqet nga futbolli në moshën 33-vjeçare!

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Gareth Bale ka lajmëruar se ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si futbollist profesionist. I transferuar në ligën amerikane gjatë merkatos së kaluar, pas shumë vitesh të suksesshëm, por edhe të vështirë me Real Madrid-in, por edhe gjithashtu pas Botërorit të luajtur me Wales-in muajin e shkuar, Bale vendos që "varë këpucët në gozhdë" në moshën 33-vjecare.
“Pas një shqyrtimi të kujdesshëm, njoftoj tërheqjen time të menjëhershme nga klubi dhe futbolli ndërkombëtar. Ndihem jashtëzakonisht me fat që kam realizuar ëndrrën time për të luajtur sportin që dua. Me të vërtetë më ka dhënë disa nga momentet më të mira të jetës sime. Rezultatet më të larta në 17 sezone, që do të jenë të pamundura të përsëriten, pavarësisht se çfarë ka rezervuar kapitulli tjetër për mua. Që nga kontakti im i parë me futbollin profesionist tek Southampton deri tek i fundit me LAFC-në dhe gjithçka tjetër në mes, kam formuar një karrierë klubi për të cilën kam një krenari dhe mirënjohje të pamasë. Të luaja dhe të bëhesha kapiten 111 herë për vendin tim ka qenë me të vërtetë një ëndërr e realizuar. Të shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që kanë luajtur rolin e tyre në këtë rrugëtim, është e pamundur. Ndjehem borxhli ndaj shumë njerëzve që më ndihmuan për të ndryshuar jetën time dhe për të formuar karrierën time, në një mënyrë që nuk mund ta kisha ëndërruar kur e nisa për herë të parë në moshën 9-vjeçare. Për klubet e mia të mëparshme, Southampton, Tottenham, Real Madrid dhe në fund LAFC. Të gjithë menaxherët dhe trajnerët e mi të mëparshëm, stafi, shokët e skuadrës, të gjithë tifozët e përkushtuar, agjentët e mi, miqtë dhe familja ime e mrekullueshme, ndikimi që keni pasur tek unë është shumë i madh. Prindërit e mi dhe motra ime, pa përkushtimin tuaj në ditët e para, pa një themel kaq të fortë, nuk do ta shkruaja këtë deklaratë tani, ndaj faleminderit që më keni vënë në këtë rrugë dhe për mbështetjen tuaj të palëkundur. Gruaja ime dhe fëmijët e mi, dashuria dhe mbështetja juaj më ka shtyrë vetëm përpara, keni qenë pranë meje për të gjitha ngritjet dhe uljet, duke më mbajtur të vendosur gjatë rrugës. Ju më frymëzoni të jem më i mirë dhe t'ju bëj krenar. Kështu, unë vazhdoj përpara, teksa pres fazën tjetër të jetës sime. Një kohë ndryshimi dhe tranzicioni, një mundësi për një aventurë të re”- shkruan Bale në një njoftimin e tij në rrjetet sociale.
Gjatë karrierës së tij Bale ka fituar mjaft trofe, sidomos gjatë kohës që ka qëndruar në Real Madrid, teksa është fitues plot 5 herë i Champions League-s, ndërsa për disa vite ishte edhe "lojtari më i shtrenjtë i botës" kur klubi spanjoll shpenzoi gati 100 milionë euro për të. Po ashtu ai ka ndihmuar edhe përfaqësueses e tij Uellsin, që të kualifikohet në Europianin e Botëror, teksa nën drejtimin e tij si kapiten kombëtarja britanike pati arritje që nuk vinin prej vitesh. /News31
View this post on Instagram