Ndjeu dhimbje në kraharor dhe kërkoi zëvendësimin, portieri i Juventus lë fushën i përlotur

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen e vlefshme për "Europa League" mes Juventusit dhe Sportingut, teksa portieri i ekipit italian, Wojciech Szczesny, ishte qartazi në ankth në fundin e pjesë së parë dhe kërkoi të zëvendësohej.
Me të marrë sinjalin nga portieri polak, stoli i bardhezinjëve kanë bërë gati portierin rezervë, teksa Szczesny u largua nga fusha në lot dhe mbante duart në kraharor. Mësohet se ai ka ndjerë një shqetësim në këtë zonë dhe nuk është ndjerë mirë, prandaj kërkoi zëvendësimin, ndërsa u ngushëllua teksa dilte i përlotur nga shokët e ekipit dhe kundërshtarër. Mesazhe sensibilizimi me portierin kanë dhënë edhe tifozët në rrjetet sociale, po ashtu edhe ekipi portugez, teksa pritet një përditësim mbi gjendjen e tij dhe cfarë ja shkaktoi dhimbjen.
Portieri polak nuk ka pasur probleme kardiak në të kaluarën, ndërsa kujtojmë se këto lloj problemesh shëndetësore sa vijnë e shtohen mes futbollistëve, ndërsa shpresojmë që të mos jetë ky rasti me gardianin e portës së Juventus dhe gjithcka të jetë në rregull për të.
/News31