SPORT 8 Mars 2023, 23:20

Milani mund Tottenham dhe rikthehet në çerek-finalet e Champions League, PSG "e vogël" përballë Bayern

Milani mund Tottenham dhe rikthehet në çerek-finalet e Champions

Kuqezinjtë e Milan-it barazuan pa gola ndaj Tottenhamit mbrëmjen e sotme, rezultat ky që e kualifikoi në cerekfinalet e Champions League për herë të parë që pas vitit 2012. Ndeshja e parë përfundoi 1-0 për kuqezinjtë dhe barazimi i sotëm ishte mjaftueshëm për italianët. 

Sikur përballja të mos ishte mjaftueshëm e vështirë, Tottenham-it iu shuan shpresat në minutën e 77-të kur Romero mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja, duke e lënë skuadrën me 10 lojtarë.  Të premten e 17 marsit italianët do të mësojnë kundërshtarin e radhës, gjë që do ta bëjë edhe Bayern i Munich. 

Kështu, bavarezët mposhtën francezët e PSG, teksa në ndeshjen tjetër të mbrëmjes së sotme, PSG ishte vërtetë "e vogël" përballë një Bayerni të madh. Skuadra e Nagelsmann ka mposhtur 2-0 në ndeshjen e kthimit kundërshtarët, duke prerë kështu edhe ata një biletë për në cerkefinale.

Pas një pjese të parë pa gola e dyta ka nisur me vrull nga të dy skuadrat, që tentonin golin. Choupo-Moting zhbllokoi shifrat në minutën e 61', ndërkohë goli i dytë u realizua nga Gnabry në të 89′. 

/News31