SPORT 3 Dhjetor 2022, 22:08

Messi shkëlqen dhe Argjentina mposht Australinë, në çerekfinale i pret Holanda

Messi shkëlqen dhe Argjentina mposht Australinë, në

Argjentina ka arritur të fitojë sot në mbrëmje ndaj Australisë, në një ndeshje vërtetë të luftuar dhe intensive, ndërsa Messi ka shkëlqyer në ndeshjen e tij të 1000 në karrierë. 

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 35-të, ku Messi përballë tre kundërshtarëve dërgon topin mjeshtërisht në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, por ishte i dukshëm presioni i lartë i ushtruar nga australianët, të cilët treguan që nuk do të dorëzoheshin pa luftuar. 

Pjesa e dytë nisi përsëri në favor të Argjentinës, ku në minutën e 57-të, De Paul dhe Alvarez ushtrojnë presion në zonën e kundërshtarit duke bërë që portieri të humbas topin dhe Alvarez e dërgon në rrjetë. Befasia erdhi në minutën e 77-të, ku Australia e palodhur gjen golin e ngushtimit të rezultatit, me një godtje të ekipit australian që devijohet nga Ferndandez dhe shkon në rrjetë.

Argjentina tentoi edhe disa herë të shënonte golin e sigurisë, por nuk ia doli, ndërsa Australia humbi një rast të pastër në minutën e fundit të ndeshjes, por portieri Martinez u tregua vigjilent. 

Me këtë fitore, Argjentina dhe Messi, i cili po ashtu kaloi edhe Maradonën sot me golat e realizuar për Kombëtaren, kalojnë në fazën çerekfinale, ku do të gjejnë përballë Holandën.

/News31