Çmenduri në Gjermani, Dortmund humb titullin javën e fundit, Bayern triumfon për herë të 11-të radhazi dhe shkarkon bordin drejtues!

Bayern ka fituar për herë të 33 Bundesligën gjermane dhe për herë të 11 radhazi pas fitores 1-2 ndaj Koln në javën e fundit me golat e Coman 8′ dhe Musiala 89′, me këtë të fundit i cili ishte heroi i ekipi të Tuchel. Megjithatë më shumë se sa një fitore e Bayern, ky titull ishte humbja e Dortmund, të cilëve i mjaftonte një fitore minimale përballë Mainz në ndeshjen e fundit për t'u shpallur kampionë dhe nuk ja arritën, duke u mundur në pjesën e parë 0-2 dhe duke barazuar në fund, me rezultatin përfundimtar 2-2, i pamjaftueshëm për të triumfuar.
Një "vetëvrasje" futbollistike është konsideruar kjo nga ana e Dortmund, ndërsa edhe Bayern e pa titullin larg deri në minutën e fundit të ndeshjes me Koln. Si Bayern dhe Dortmund e mbyllën kampionatin me nga 71 pikë secila, por bavarezët u shpallën kampion si pasojë e ndeshjeve direkte.
Ndërkohë cmenduria nuk mjaftoi me kaq, pasi një tjetër ka ndodhur, por këtë herë në bordin drejtues të Bayern, të cilët edhe pse patën një sezon të suksesshëm, të paktën në Bundesliga, shkarkuar Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic. I pari kryesoi bordin e klubit të Mynihut, dhe i dyti shërbeu si drejtor sportiv deri sot.
Më parë, Kahn dhe Salihamidzic u kritikuan për vendimin e tyre për të shkarkuar Julian Nagelsmann në mes të sezonit, me të cilin pavarësisht përplasjeve në dhomat e zhvjeshjes në fushë kishin arritur rezultate mjaft të mira. Pas ndryshimit të timonierit, skuadra e Mynihut u eliminua nga Champions League, duke humbur nga Manchester City në çerekfinale dhe ju desh të lutej për një gabim të Dortmund në ndeshjen e fundit, gjë që fatmirësisht për tifozët e bavarezëve ja arritën.
Ndërkohë një tjetër "cmenduri" u pa edhe në shkallet e stadimuit të Dortmund, "Signal Iduna Park", ku edhe pse tifozët ishin dëshmitarë të dështimit të skuadrës së tyre pas kaq vitesh përpjekje për të fituar titullin, sërish nuk u ndalën dhe e bënë të zhurmshme përkhrajen për futbollistët dhe gjjithë ekipin.
♾️ „Und wir werden immer Borussen sein, es gibt nie nie nie einen anderen Verein…“ pic.twitter.com/1CQe0Me6a2
— Borussia Dortmund (@BVB) May 27, 2023
/News31