
Vendosje
Produkti
Produkti

SPORT 6 Dhjetor 2022, 19:00
Maroku “shokon” Spanjën, fiton me penallti dhe kalon në çerekfinale

NEWS-31
Maroku ka befasuar sot Kampionatin Botëror, duke eleminuar me penallti Spanjën, duke kaluar kështu në çerekfinale.
Pas 90 minutave me portat e paprekura, shtesa përfunduan po ashtu 0-0, ndërsa në "llotarinë" e 11-metërshave iberikët gabuan 3 herë. Nga pika e bardhë, Sarabia, Soler dhe Busqetes nuk realizuan, falë edhe aftësisë së portierit maroken.
Ndërkohë, për Marokun gaboi vetëm Benoun, ndërsa realizuan Sabiri, Ziyech dheHakimi..
Ndërkohë, Maroku në cerekfinale do të përballet me fituesin e ciftit Portugali-Zvicër e cila starton sot në 20:00.
/News31