SPORT 14 Dhjetor 2022, 22:18

Maroku del me "kokën lart" nga Qatar 2022, Francë-Argjentinë finalja e madhe e Kampionatit Botëror

Maroku del me "kokën lart" nga Qatar 2022,

Franca ka luajtur sot në mbrëmje ndaj ekipit surprizë të Qatar 2022, Marokut, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalet e Kuptës së Botës. Sic pritej ndeshja ka nisur menjëherë në favor të francezëve, ku në minutën e 5-të, Theo Hernandez ka shënuar golin e parë të sfidës. Megjithatë Maroku nuk qëndroi pas dhe u hodh në sulm, ndryshe nga sfidat e tjera që kishte realizuar deri më tani, ndërsa pjesa e parë pati disa raste të rrezikshme për të dyja ekipet. Kështu, Franca rrezikoi sërish me Giroud, me sulmuesin e Milanit që goditi shtyllën, ndërsa Maroku me një goditje spektakolare me rrafishatë, e cila po ashtu përfundoi në shtyllë.

Pjesa e dytë nisi më ndryshe, ku Maroku ishte më në kontroll të lojës. Ata patën shumë raste konkrete brenda zonës së Lloris, por nuk ishin të aftë të finalizonin. Franca dukej sikur nuk dëshironte të lodhej dhe u pa më shumë në mbrojtje, ndërsa në minutën e 79-të, Dembele largohet nga fusha e lojës për t’i lënë vend djaloshit të ri, Kolo Muani. Ky i fundit, përfiton nga një top i dalë dhe në minutën e 80-të e dërgon topin e parë që prek në rrjetë, duke çuar rezultatin në 2-0. Ky ishte edhe goli i sigurisë për Francën, ku dhe Maroku e kuptoi që nuk kishte më mundësi dhe forcën e duhur për të tentuar ndonjë mrekulli.

Tashmë, Franca do të gjejë në finale Argjentinën, të djelën, data 18 dhjetor, në orën 16:00. /News31