Lukaku transferohet tek Roma, avioni që do ta sjellë drejtohet nga vetë pronari i klubit!

Romelu Lukaku është shumë afër kalimit te Roma, madje mund të konsiderohet si lojtari më i ri i kryeqytetasve, ndërsa sipas Fabrizio Romano-s, belgu do të zbarkojë sot pasdite në Itali, nga avioni që mesa duketdo të ketë një pilot të profilit të lartë.
Kështu, thuhet se vetë pronari i klubit, Dan Friedkin, do të drejtojë avionin me të cilin udhëton Lukaku, një lëvizje kjo shumë e zgjuar për të gjeneruar interes dhe marketing nga ana e amerikanit, por edhe për të vënë në punë aftësitë e tij në mjetin fluturues.
Postimi i plotë i Romano-s, që me të tilla informacione zor se gabon:
“Romelu Lukaku, do të zbarkojë në Romë të martën në orën 17:00 me orën e Italisë. Pronari i Romës, Dan Friedkin, do të drejtojë personalisht fluturimin privat. Puna e Friedkin në marrëveshje ishte vendimtare për të rënë dakord për kushtet me pronarët e Chelsea, faktor kyç duke treguar ambicien e ekipit të tij".
Romelu Lukaku, set to land in Rome on Tuesday at 5pm Italy time ????????????????
AS Roma owner Dan Friedkin will drive the private flight personally. ????️
Friedkin’s work on the deal was crucial to agree terms with Chelsea owners, key factor — showing AS Roma ambition. pic.twitter.com/Ty2TfeuSYX
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 28, 2023