SPORT 20 Qershor 2022, 10:35

Luiza Gega shpallet kampione e Ballkanit

Luiza Gega shpallet kampione e  Ballkanit

Luiza Gega shpallet kampione e Ballkanit në eventin e organizuar në Kraiova të Rumanisë, duke fituar medaljen e artë.

 

Koha e regjistruar nga atletja ishte 9.17.91, që i dha asaj fitoren duke arritur rekord absolut në të gjithë gadishullin. Këtë fitore ajo e ka shpërndarë dhe në profilin e saj të Instagramit duke u shprehur shumë e lumtur për këtë fitore. Në këtë postim atletja shkruan:

 


“Balkan champion = happy girl. Kampione Ballkani, rekord kampionati në garën 3000 m me pengesa me kohën 9.17.91 (koha ime e dytë më e shpejtë (ever).Shumë e lumtur për fitoren, për ndjesinë e mirë gjatë garës dhe më e motivuar se kurrë për objektivat e radhës” shkruan Gega.

 

Luiza Gega tregoi edhe një herë se është atletja më e mirë e rajonit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Luiza Gega (@luizagega)