SPORT 25 Nëntor 2022, 18:16

Lojtarët serbë “frymëzohen” nga figura e Kosovës mbuluar me flamurin e tyre, FFK ankesë tek FIFA

Lojtarët serbë “frymëzohen” nga figura e Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës, FFK, bëri me dije se ka çuar një ankesë zyrtare ditën e sotme (e premte, 25 nëntor) tek FIFA, për një baner që është parë dje në dhomat e zhveshjes së përfaqësueses së Serbisë në Katar. Baneri ka qenë në zhveshtoren e lojtarëve serbë para se të niste ndeshja e tyre me Brazilin, për raundin e parë të Kupës së Botës, të cilët amerikano-latinët e fituan 2-0.

Në baner tregohet një hartë e Kosovës e mbuluar nga flamuri serb dhe me fjalët “Nuk dorëzohemi” (Nema Predaje), një referencë për pakicat serbe në Kosovën e Veriut që po i rezistojnë vendimit të qeverisë së Albin Kurtit për ndërrimin e targave të makinave, nga serbe ne kosovare. Fotoja u bë viralë në Twiiter nga shpërndarja e shqiptarëve të Kosovës, ndërsa kjo ka shtyrë edhe FFK që të kërkojë masa nga FIFA.

Lojtarët serbë “frymëzohen” nga figura e Kosovës

Sipas tyre ky baner është “agresiv” dhe “i papranueshëm”:

“Këto akte shoviniste nuk kanë vend në ngjarje sportive, aq më tepër në vendin ku po zhvillohet eventi më i madh sportiv i botës. FFK, si një pjestare me të drejta të barabarta e FIFA-s, kërkon që institucioni të ndërmarrë masa sanksionuese ndaj këtyre veprimeve që nxisin urrejtje mes njerëzve dhe janë në kundërshti me vlerat njerëzore.”

Ministri i Sporteve në Kosovë, Hajrulla Çerku, po ashtu foli kundër banerit, teksa kërkoi që FIFA të veprojë: “Imazhe të rënda nga zhveshtorja e Serbisë, që dërgojnë mesazhe urrejtje dhe gjenocidi ndaj Kosovës. Në presim veprime konkrente nga FIFA, duke marrë parasysh që FFK është pjestare e plotë e FIFA-s dhe UEFA-s.”

Lojtarët serbë “frymëzohen” nga figura e Kosovës

Kujtojmë se në vitin 2018, pikërisht në Kupën e Botës në Rusi, FIFA vuri gjobë ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqiri (8600 euro), pasi festuan golat e tyre ndaj Serbisë me simbolin e shqiponjës, duke simbolizuar flamurin shqiptar.

FIFA e ka pranuar FFK si anëtaren e saj të 210 në 2016. /News31

Burimi: Prishtina Insight