SPORT 9 Maj 2022, 16:53

Liga e Kampionëve mund të ketë format të ri duke filluar nga viti 2024

Liga e Kampionëve mund të ketë format të ri duke filluar nga

Kjo javë pritet të jetë vendimtare në lidhje me formatin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Nga viti 2024, ky kompeticion mund të përfshijë 36 skuadra nga 32 që ka aktualisht dhe kjo ka sjellë debate rreth mënyrës se si do të kualifikohen 4 skuadrat shtesë, shkruan Sky Sport.

Bordi ekzekutiv i Shoqatës Evropiane të Klubeve do të mblidhet sot në Madrid për të vendosur nëse do të mbështesë këto propozime.

Formati i ri është propozuar për të gjeneruar më shumë të ardhura për klubet dhe për të tërhequr më shumë tifozët.

Ndërsa, finalja e këtij edicioni do të zhvillohet më 25 maj në Paris, ku Liverpul do të ndeshet kundër Real Madrid.