Lëvizja surprizë e Messi-t, kampioni i botës shkon në SHBA!

Ashtu sic ishte raportuar nga Fabrizio Romano më herë gjatë ditës sot, këtë mbrëmje është konfirmuar lajmi se Lionel Messi do t'i bashkohet klubit amerikan Inter Miami, në pronësi të David Beckham. Edhe pse pas largimit nga PSG, pritej që kampioni i botës të ribashkohej me Barcelonën, apo të pranonte një ofertë nga Arabia Saudite, në fakt argjentinasi ka zgjedhur si destinacionin e radhës kampionatin amerikan, MLS.
Lajmi është konfirmuar nga vetë futbollisti, i cili në një deklaratë për mediat pak momente më parë, ndër të tjera tha:
"Do t'i bashkohem Inter Miami, vendimi është i konfirmuar 100%. Nëse do të kishte qenë një cështje parash, do të kisha shkuar në Arabi apo diku tjetër, mua mu duken si shumë para. E vërteta është se vendimi im ka ardhur si pasojë e dicka tjetër, përtej parave. Jam një fans i Barcelonës, i kam ndjekur gjatë vitit. Kam komunikuar me Xavi-n (trajnerin) shpesh herë gjatë këtyre kohëve. Kam dashur të rikthehem atje, e kisha atë ëndërr. Por pas asaj që ndodhi dy vite më parë, nuk doja që e njeta situatë të përsëritej, ta lija të ardhmen time në dorën e dikujt tjetër. Doja ta merrja vetë vendimin tim, për veten dhe familjen time. Kam dëgjuar që La Liga kishte dhënë "dritën jeshile", por kishte ende gjëra që mungonin për ta bërë rikthimin tim të mundur. Nuk doja të bëhesha shkak që të shisnin lojtarë apo të ulnin pagat. Isha i lodhur."
Ndërkohë vetë ekipi amerikan ka ndarë këtë foto, duke konfirmuar edhe ata mbërritjen e lojtarit me më shumë Topa të Artë në historinë e futbollit:
View this post on Instagram
/News31