SPORT 21 Janar 2023, 18:49

Lara Colturi merr një tjetër medalje për Shqipërinë në Kampionatin Botëror të skive

Lara Colturi merr një tjetër medalje për Shqipërinë



Lara Colturi mori një tjetër medalje në Kampionatin Botëror për të rinj që po mbahet në St. Anton të Austrisë. Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë u rendit e treta në garën e Slalomit Gjigant, duke marrë bronzin në garën e zhvilluar të shtunën.

Pas zbritjes së parë që nuk shkoi edhe aq mirë, Lara u përmirësua në të dytën, ku pjesa më e madhe e rivaleve nuk arriti ta përfundonte. 16-vjeçarja në këtë mënyrë u ngjit 8 pozicione më lart.

Isha pak e lodhur në provën e parë dhe pastaj fola me babanë tim se si mund të isha më e shpejtë tek e dyta dhe ia arrita”.- u shpreh skiatorja e talentuar.

Kjo ishte edhe gara e fundit për këtë aktivitet për Colturi-n, që do të vijojë me turin e Kupës së Botës në Kronplatz të Italisë. Ajo u shpall të premten kampione Bote për të reja në disiplinën e Slalomit Super Gjigant. Skiatorja tjetër e Shqipërisë, Chiara Di Camillo u rendit e 41 mes 91 konkurrenteve. Shqipëria përfaqësohet në Botërorin të rinjve edhe me Denni Xhepën dhe Kevin Qerimin.

/News31