SPORT 26 Maj 2022, 09:52

Kryeministri Edi Rama falenderon publikisht të gjithë ata të cilët i dhanë jetë Eurombrëmjes së Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama falenderon publikisht të gjithë ata të

Ndeshja e madhe dhe e shumëpritur e zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin “Air Albania” midis Romës dhe Feynoordit, përfundoi me fitoren e Romës.


Festimet dhe entuziazmi i romanëve në mometin e fitores ishin të pakrahasueshme. Ky u kthye në një moment të veçantë dhe për vetë shqiptarët , pasi pjesë e skuadrës së Romës ishte dhe futbollisti shqiptar, Marash Kumbulla, ku menjëherë pas fitores së skuadrës ku ai luante ka festuar duke valvitur flamurin shqiptar.


Ky moment sigurisht nuk mund të mos vihej re nga Kryeministri i Shqipërsë Edi Rama, i cili e nisi ditën e sotme me falenderimet dhe emocionet e dhuruara mbrëmjen e djeshme.

Me anë të një postimi në profilin e tij të Facebook-ut Kryeministri ka shkruar:


“Mirmëngjes,dhe me falenderimin e përzemërt për të gjithë ata që I dhanë jetë eurombrëmjes së djeshme të Shqipërisë, si dhe krenarë për përshtypjet fantastike, që Shqipëria la në sytë e mbarë Europës, ju uroj një ditë të mbarë.

 

Kryeministri Edi Rama falenderon publikisht të gjithë ata të