Krizë e re për Wanda Narën dhe Mauro Icardin, çifti sërish shumë pranë divorcit!

Mesa duket Wanda Nara dhe Mauro Icardi po përballen me një krizë të re, teksa duket se çifti është vetëm një hap larg divorcit dhe kësaj radhe, pa kthim pas. Sipas një audioje që u bë publike në një emision në Argjentinë të quajtur "“Los angeles de la Manana” (Engjëjt e mëngjesit), Wana ka kërkuar ndarjen. Ish-modelja dëgjihet duke folur me një punonjëseje shtëpiake dhe i konfirmon asaj se shkoi në Argjentinë për t’u ndarë përgjithmonë nga futbollisti. Ndër të tjera Nara thotë:
“Carmen, erdha këtu në Argjentinë sepse jam gati të divorcohem nga Mauro. Po e organizoj ndarjen. Do të qëndroja edhe disa ditë dhe më pas do të kthehem për të marrë biletën dhe gjithçka që nevojitet. Po i rregulloj pak gjërat për divorcin sepse nuk duroj dot më,”.
Kujtojmë se vitin e shkuar, skandali në martesën e tyre që mori edhe emrin “Wandagate” i coi ata në prag ndarje, pas flirtit të supozuar të ish-sulmuesit të Interit me China Suarez. Në fund argjentinasi arriti që ta bënte Wandën të tërhiqej nga vendimi i saj, ndërsa e vazhduan martesën. Megjithati tani duket se gjërat kanë shkuar me të vërtetë drejt fundit.
Kriza e re mes tyre në fakt ka pasur edhe disa shenja të tjera, të gjitha në rrjetet sociale. Kështu, ditët e fundit Icardi ka ndryshuar foton e profilit të tij në Instagram duke zëvendësuar foton në të cilën shfaqej me gruan e tij. Ndërkohë orët e fundit ai kishte shpërndarë një foto me Wandën, me dy luanë dhe një zemër si mesazh, por pak më pas imazhi u fshi nga profili.
/News31