SPORT 24 Janar 2022, 18:20

Krenar Alimehmeti zgjidhet kreu i Shoqatës së Futbollit në Tiranë

Krenar Alimehmeti zgjidhet kreu i Shoqatës së Futbollit në

Kanë përfunduar zgjedhjet për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tirranë ku president u shpall Krenar Alimemeti me 44 vota pro 2 kundra dhe vetëm një abstenim. Kandidati i propozuar nga Erjon Veliaj për këtë shoqatë, Eduard Prodani u largua së bashku me disa mbështetës të tij, ende pa filluar votimi.

Kjo për shkak se sipas tij listat ishin fiktive, duke iu mohuar e drejta disa shoqatave legjitime.

Për zgjedhjet në Shoqatën rajonale të Futbollit në Tiranë, ka pasur tension të madh ditët e fundit, teksa vetëm mbrëmjen e djeshme kreu i bashkisë, Erjon Veliaj mblodhi delegatët me të drejtë vote dhe u bëri presion të votojnë në favor të Eduart Prodanit.