SPORT 16 Qershor 2023, 23:24
Kosova "ndëshkohet" nga sistemi VAR, dardanët nuk shkojë më shumë se barazimi ndaj Rumanisë!

NEWS-31

Kosova e pafatë mbrëmjen e sotme, kur edhe pse zhvilloi një lojë mjaft të mirë ndaj Rumanisë, sidomos në pjesën e dytë, nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola. Në minutën e 69′ Zhegrova coi peshë stadiumin kur realizoi me kokë, por 3 minuta më pas arbitri anuloi golin për pozicion jashtë loje. Në minutat shtesë Muriqi humbet një rast te pabesueshëm brenda zonës me topin që kalon ngjitur me traversën.
Ky barazim e lë Kosovën në vendin e 3, me vetëm 3 pikë pas 3 ndeshjes të Grupit I. Në ndeshjen e radhës, Kosova luan në transfertë përballë Bjellorusisë. Ndërkohë, në ndeshjet e tjera të Grupit I Zvicra fitoi 1-2 ndaj Andorra, dhe Izraeli mposhti Bjellorusinë 1-2.
/News31