SPORT 26 Nëntor 2022, 19:15

Kosova me hartën e Serbisë, FIFA hap procedurë disiplinore ndaj Federatës

Kosova me hartën e Serbisë, FIFA hap procedurë disiplinore ndaj


FIFA ka hapur procedura disiplinore kundër Federatës Serbe të Futbollit në lidhje me një akt propagande politike.

Një baner i hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë varur në dhomën e zhveshjes para se përfaqësuesja serbe të luante kundër Brazilit të enjten.

Baneri mbante edhe sloganin “Jo dorëzim” dhe ishte vendosur mbi dollapin e Veljkovic dhe Andrija Zivkovic para humbjes së tyre 2-0 ndaj Brazilit. FFK bëri ankesë zyrtare ndaj mesazhit dhe FIFA tashmë ka vepruar. 

/News31