Kosova luan kundër Zvicrës, si reagon Granit Xhaka kur i kërkohet "të zgjasë dorën" për një barazim?
Në një përballje të pazakontë, sidomos për shqiptarët që luajnë për kombëtaren helvete dhe përgjatë viteve na kanë bërë mjaft krenarë me paraqitjet e tyre, sot Kosova dhe Zvicra luajnë për grupin I kualifikues të Euro 2024. Duke nisur nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, mes shumë të tjerëve, do të zbesin në fushë kundër ekipit të vendin të tyre, teksa do të jenë për herë të parë në një duel të tillë në Prishtinë.
Asnjëri prej futbollistëve, pavarësisht sjelljes profesioniste në intervista dhe në rrjetet sociale, nuk i ka fshehur emocionet për përballjen kundër “Dardanëve”, ndërkohë që Xhaka ka pasur edhe një episod interesant në konferencën për shtyp, të zhvilluar në prag të ndeshjes.
Kështu, një prej gazetarëve shqiptarë, sigurisht në kontekstin e batutës, i ka kërkuar Granitit të “zgjaste dorën për një barazim”, ndërsa ish-futbollisti i Arsenal nuk e ka përmbajtur dot të qeshurën, duke thënë thjesht: “Nuk ka koment, nuk ka”, ndërsa nuk e ndal të qeshurën.
Më serioz ka qenë trajneri i Zvicrës, Yakin, i cili është shprehur se jashtë fushe, të gjithë janë familje e miqë, por në fushë ata do të shkojnë vetëm për 3 pikët dhe shqiptarët e ekipit të tij e dinë mjaft mirë këtë, teksa pret për tyre profesionalitën dhe mentalitet fituesi.
/News31