SPORT 14 Prill 2023, 20:24

Kishte depozituar pasurinë në emër të nënës, futbollisti i PSG lë ish-gruan pa asnjë të ardhur nga divorci!

Kishte depozituar pasurinë në emër të nënës,

Achraf Hakimi është një prej futbollistëve më të mirë në botë sa i takon rolit të tij, po ashtu edhe një prej të paguarve, me të ardhurat e tij që shkojnë gati gjysëm milioni euro në muaj falë kontratës me PSG, ndërsa së fundmi marokeni është duke u përballur me disa probleme sa i takon jetës së tij personale. Ai është duke u divoruar nga aktorja spanjolle, Himba Abouc, me martesën e tyre që shkoi drejt fundit falë akuzave që rëndojnë mbi futbollistin për abuzim. 

E ndërsa procesi i divorcit të tyre është drejt përfundimit, mësohet se ish-gruaja e Hakimit, nënë e dy fëmijëve, nuk do të përfitojë asgjë nga ndarja. Në të tilla raste, zakonisht pasuria e bashkëshortit ndahet në gjysmë dhe po ashtu do të veprohej edhe nga ky divorc, nëse futbollisti nuk do to ta kishte vënë të gjithë pasurinë në emër të nënës së tij, Fatimes. 

Kështu, nga mediat ndërkombëtare bëhet me dije se të ardhurat e Hakimi-t, që shkojnë gati në 1 milionë euro bashkë me kontratat e sponosrave, depozitohen në 80% të vlerës në llogarinë e mamasë së tij, po ashtu edhe pronat që ai zotëron janë në emër të saj, duke e lënë atë me një pasuri modeste, të paktën për një sportist. 

/News31

The ex-wife therefore would have had the jackpot… When… pic.twitter.com/P9tA90RRnN

— PurelyFootball ℗ (@PurelyFootball) April 14, 2023