
Produkti

Këngëtarja serbe: Xherdan Shaqiri më dërgoi video duke dëgjuar këngët e mija para ndeshjes, tani bën si atdhetar


Ashtu siç edhe pritej, ndeshja Zvicër-Serbi tërhoqi vëmendjen e mbarë opinionit publik. Ajo vazhdon të jetë kryefjalë e mediave në mbarë botën.
Së fundmi një tjetër “lëvizjë” vjen nga pala serbe. Sipas gazetës serbe “Alo”, një këngëtare serbe e quajtur Maja Nikoliç, teksa ishte e ftuar në një program sportiv për të folur rreth Kampionatit Botëror, ka shokuar të pranishmit në studio dhe publikun me deklaratën e saj.
Sipas Majas, futbollisti shqiptar që luan me Zvicrën, Xherdan Shaqiri i ka shkruar pak para se të niste ndeshja në fjalë. Ajo pretendon se ai i ka dërguar një video ku shfaqej duke dëgjuar këngët e saj në dhomat e zhveshjes. Në vijim artistja serbe u shpreh se i kishte kërkuar Shaqirit të kërkonte falje publike për urrjetjen që shpreh ndaj Serbisë.
“Ajo që njerëzit nuk e dinë është se Shaqiri më ka dërguar përshëndetje nga dhoma e zhveshjes ku kanë luajtur këngët e mia. Ata kishin vendosur këngën “Të gjithë më mashtruan”. Unë i thashë: mos më përshëndetni, derisa të na kërkoni falje publike. Ku më gjete, turp të kesh, atdhetar, si më pershendet? Nuk më intereson të më dëgjojnë zviceranët dhe disa Shaqirë që e urrejnë Serbinë. Urrejtësit e serbëve nuk duhet të më përshëndesin”, përfundoi Nikoliç.
Shaqiri ende nuk ka reaguar mbi këtë deklaratë të saj dhe nuk dihet se sa reale është.