SPORT 8 Mars 2023, 20:15

Kaosi në derbi, Komisioni i Disiplinës jep dënimin për Tiranën dhe Partizanin!

Kaosi në derbi, Komisioni i Disiplinës jep dënimin për

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka dalë me vendimet në bazë të javës së fundit të aktivitetit sportiv në vend, ku vëmendja ishte mbi derbin e kryeqytetit.  Për sjelljen e tifozëve në këtë ndeshje, prishjen e stolave dhe hedhjen në fushë të sendeve jo të lejuara (flakadanë dhe shashka), Tirana është dënuar me plot katër ndeshje pa tifozë, ndërsa Partizani me dy ndeshje, ndërsa skuadrat kanë marrë edhe gjobë monetare.

Nga ana tjetër janë dënë dënime edhe te skuadrat e tjera të të gjitha kategorive. Vendimet e plota si më poshtë:

KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
KF Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/2, 65/3/c dhe 65/3/h të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
Lojtari i KF Erzeni, Rejnaldo Troplini, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Bylis, Xhoele Macolli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
FK Partizani, për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës si dhe dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive që shkaktuan ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 50, 63, 64/2, 65/3/a 65/3/c, dhe 65/3/f të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë si dhe gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
Zyrtari i KF Partizani, Ervin Hajdari, për provokim të publikut, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF Tirana, për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës si dhe dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive që shkaktuan ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 50, 64/2, 65/2, 65/3/a, 65/3/c, 65/3/f dhe 65/4/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë si dhe gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
Lojtari i KF Partizani U-21, Dionis Cikani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FC Dinamo U-21, Fabjan Perdreca, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Iliria sh.a, Agim Guni, për sjellje josportive ndaj Zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF Skënderbeu femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Femrave, kundër KF Teuta femra, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
FK Kukësi femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Femrave, kundër KF Tirana femra, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
Lojtari i FC Internacional Tirana U-19, Armando Hasa, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Vllaznia U-19, Aldo Nika, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Vllaznia U-19, Markelian Guri, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
FC Internacional Tirana U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Zyrtari i KF Spartak Tirana U-17, Endrit Këmbaci, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Në bazë të Nenit 11/1/g të KDS, ndalohet hyrja për një afat të pacaktuar në çdo stadium ku organizohen aktivitete të FSHF të personave të mëposhtëm: Renis Zeqir Aga, Amarildo Rexhep Greca, Amarildo Astrit Xhaxho.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Maliqi, Arlind Xaka, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Shkumbini, Eledio Muzhaqi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Shkumbini, Mikel Zogu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

/News31