Juventus triumfon në Këshillin e Garancisë, rimerr 15 pikët në renditjen e Serie A!

Atë çka Federata Italiane e Futbollit ja mori pak muaj më parë, Komiteti Olimpik ja ktheu sërish, me Juventus që pasi fitoi gjyqin në Këshillin e Garancisë, tashmë i janë rikthyer edhe 15 pikët e “rrëmbyera” nga renditja e sezonit aktual të Serie A. Bardhezinjtë kishin kundërshtuar vendimin e Federatës mbi çështjen e plusvalencave, duke e cilësuar heqjen e pikëve si të parregullt dhe të pabazuar në rregullore dhe Këshilli i Garancisë i mbledhur sot, i dha të drejtë Juventusit duke anuluar vendimin e mëparshëm. Kështu, torinezët do të kenë përsëri 15 pikët që i ishin hequr, duke bërë një hov të rëndësishëm në renditje dhe në garën për pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm. Tashmë Juventus gjendet në vendin e tretë, dy pikë parg Lazio-s dhe para ekipeve milaneze.
Gjatë zhvillimit të çështjes sot u pranuan gjithashtu ankesat e Pavel Nedved, Paolo Garimberti e Enrico Vellano, qëndrimo këto që u miratuan nga Këshilli i Garanicë. Nga ana tjetër pati dhe refuzimi, me ankesat e Andrea Agnelli, Fabio Paratici e Federico Cherubini që u refuzuan në mënyrë kategorike.
Megjithatë nuk mbaron me kaq, pasi vendimi i sotëm parashikon që çështja të kthehet për rigjykim në Komisionin e Apelit të Federatës Italiane, gjë që do të thotë se mund të ketë dënime në të ardhmen për bardhezinjtë për këtë çështje, por jo për këtë sezon, cka mund ta bëjë 2023 jo një sezon "dështimi".
/News31