SPORT 22 Maj 2023, 21:13

Juventus dënohet sërish me 10 pikë, si ndryshon tani renditja e Serie A

Juventus dënohet sërish me 10 pikë, si ndryshon tani renditja e

Juventus është penalizuar me 10 pikë pak orë më parë, një vendim i marrë nga Gjykata Federale e Apelit në kuadër të procesit për çështjen e fitimeve kapitale. Kolegji Garantues Coni, që i hoqi penalizimin e mëparshë prej 15 pikësh "Zonjës së Vjetër", e kishte lënë "topin" në gjykatën federale, e cila duhej të shprehej me dënimin përfundimtar për skuadrën torineze. Ekipi u shpall fajtor, për manipulimin e fitimeve, dhe heqja e 10 pikëve ndikonë në renditjen e Serie A, me Juventusin që sonte po përballet me Empolin.

Kështu tabela e kampionatit ndryshon në mënyrë drastike me dy ndeshje të mbetura në kampionat, si më poshtë:

Renditja e re e Serisë A

Napoli 86

Lazio 68

Inter 66

Milan 64

Atalanta 61

Roma 60

Juventus 59* (-10)

Monza 52

*një ndeshje më pak.