SPORT 19 Qershor 2023, 22:37

Jasir Asani "mposht" Bernardo Silva-n, goli i tij i parë me Kombëtaren zgjidhet si më i bukuri nga UEFA

Jasir Asani "mposht" Bernardo Silva-n, goli i tij i parë me

UEFA i ka dhënë një tjetër kuptim golit të parë të Jasir Asanit me Kombëtaren shqiptare, teksa e ka zgjedhur si golin më të bukur të raundit të shkuar të eleminatoreve për "Euro 2024". Kështu, super goli i anësorit të përfaqësues shqiptare në duelin ndaj Moldavisë, ku triumfuam 2-0 ka fituar vendin e parë në përzgjedhjen e UEFA-s, teksa 27-vjeçari ka arritur të mposhtë emrat “big” si Bernardo Silva i Mançester Sitit, apo edhe Elif Elmas, kampion me Napolin.

Ky ishte goli i parë  i Jasir Asani, me fanellën e Kombëtares shqiptare dhe tashmë ka një tjetër arsye për ta mbajtur mend sa më gjatë. 

/News31