iraniani akuzohet se ka fjetur me 23 gra duke u shtirur si Lionel Messi!
Iraniani Reza Parastesh, që në rrjete sociale njihet edhe si "Messi iranian", mesa duket ka arritur jo vetëm të bëjë një karrierë nga ngjashmëria e tij me futbollistin argjentinas, por edhe të përmirësojë jetën e tij seksuale, pikërisht duke u shtirur si ylli i futbollit.
Kështu, ai është akuzuar se ka përdorur ngjashmërinë e tij me argjentinasin për t'u hequr si Messi e në këtë mënyrë ka bindur 23 gra që të flenë me të. Megjithatë, nga ana e tij, ai i ka mohuar pretendimet e bëra për të dhe është zotuar të pastrojë emrin ligjërisht:
“Nëse ky lajm do të ishte i vërtetë, do të isha në burg tani. Mos e besoni, nuk është e vërtetë. Unë do të bëj gjithçka për t’iu përgjigjur ligjërisht këtyre akuzave dhe për t'u siguruar që emri im të pastrohet.”
Akuzat kundër tij nisin që prej vitit 2019. Sipas aludimeve iraniani ka përdorur ngjashmërinë me Messi-n për të pasur një karrierë, duke nënshkruar marrëveshje modelingu dhe faqja e tij në Instagram ka më shumë se 1 milion ndjekës, megjithatë dyshohet se edhe ka mashtruar mjaft persona, mes tye edhe vajzave.
/News31