SPORT 11 Prill 2023, 17:15

Inteligjenca Artificiale i ka "përgjigjet" edhe në sport, ChatGPT zbulon 11-shen më të mirë në historinë e futbollit

Inteligjenca Artificiale i ka "përgjigjet" edhe në sport,

Që prej momentit kur u publikua si projekt i OpenAI në nëntor të 2022, Chat GPT është përdorur nga njerëzit për të "parashikuar" të ardhmen, për të krijuar imazhe dhe skena që janë të vështira edhe të imagjinohen, për të bërë detyrat e shtëpisë, për të shuajtur kuriozitetin, por edhe për të bërë shaka, ndërkohë që chat-i i inteligjencës artificiale (i hedhur në treg me mbikqyrjen e një shqiptareje) duket se është trend-i i momentit. 

Tani ai është përdorur për t'i dhënë fund njëherë e mirë diskutimeve edhe në sport, më saktë në futboll, teksa është pyetur për formacionin më të mirë të të gjitha kohërave, pra 11 lojtarët më të mirë të historisë të vendosur në një skuadër dhe përgjigja ka qenë si më poshtë: 

Portier është kapiteni aktual i Parmës, 45-vjeçari Gianluigi Buffon, legjenda e Juventus. Përpara tij linja prej katër mbrojtësish, nga e djathta në të majtë, përbëhet nga ish-kapiteni Brazilit, Cafu, legjenda e Italisë Franco Baresi, "Panzeri" Franz Beckenmauer dhe idhulli i Milan-it Paolo Maldini. Tre mesfushorët janë ikona hollandeze Johan Cruyff, francezi Zinedine Zidane dhe legjenda e Argjentinës, i ndjeri Diego Armando Maradona. Në sulm, në të dyja anët e brazilianit Pele janë rekordmenët e historisë së futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Inteligjenca Artificiale i ka "përgjigjet" edhe në sport,

Zgjedhje interesante! /News31