Incidenti që po bën xhiron e rrjetit, trajneri serb shan nga nëna Xherdan Shaqirin?
Trajneri i Serbisë Dragan Stojković duket se nuk i ka mbajtur dot nervat në ndeshjen kundër Zvicrës, të cilën skuadra e tij e humbi me rezultatin 3-2 dhe që e eleminoi nga "Qatar 2022". Bëhet fjalë për një episod gjatë golit të Vlahovic, sulmuesit serb që shënoi gjatë pjesës së parë për të përmbysur ndeshjen përkohësisht.
Sipas medias kroate "Index" Stojkovic pas golit ai është drejtuar nga pankina e tij duke sharë Xherdan Shaqirin nga nëna, që ishte autori i golit të parë të Zvicrës.
“Q*** nënën e shqiptarit”- është dëgjuar të bërtasë trajneri, ndërsa nuk ka qenë media kroate e vetmja që e ka raportuar incidentin, madje duke shkaktuar edhe reagime në rrjet.
Mesa duket trajneri serb nuk mundi ta përballonte që Shaqiri shënoi sërish përballë skuadrës së tij, ndërsa Zvicra dhe shqiptarët e saj e eleminojnë për herë të dytë radhazi Serbinë nga Botërori. Ndoshta ky moment ka qenë edhe ai që ndezi shkëndijen e përplasjes verbale e fizike të Granit Xhakës, fillmisht me pankinën, pastaj me lojtarët kundërshtarë. /News31
Burimi: Index