SPORT 6 Mars 2022, 10:04

Çiklisti rus ndryshon kombësinë në shenjë solidariteti me Ukrainën

Çiklisti rus ndryshon kombësinë në shenjë

Pavel Sivakov ka ndryshuar kombësinë e çiklizmit.

Organi drejtues botëror i çiklizmit, UCI konfirmoi kombësinë e re të Sivakov nga rus në francez. Ky veprim ka ardhur si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë.

Në kuadër të sensibilizimit me Ukrainën, 24 vjeçari vendosi të ndryshojë kombësi.

“Unë kam dashur të bëhem një shtetas francez për një periudhë dhe e kam bërë kërkesën në UCI. Duke pasur parasysh atë që po ndodh në Ukrainë për momentin, doja ta bëja shpejt këtë,” tha ai.

UCI i ka ndaluar ekipet kombëtare ruse ose bjelloruse të marrin pjesë në çdo ngjarje në kalendarin e UCI dhe ia ka hequr statusin UCI gjashtë skuadrave nga ato vende.