I frymëzuar nga e bija, futbollsti i njohur zbulon se është autik

Futbollisti i i ekipit anglez Wigan Athletic, James McClean, në një deklaratë të paprecedentë ka zbuluar se është diagnostikuar me autizëm. Arsyeja se përse këtë "rrugëtim" të vështirë ka vendosur ta ndajë me publikun është vajza e tij, e cila gjithashtu është autike.
Në deklaratëm e tij, futbollisti 33-vjecar nga Republika e Irlandës ndër të tjera tha:
“Siç e dini të gjithë, vajza ime Willow-Ivy është autike. 4 vitet e fundit më kanë ndryshuar jetën në mënyrën më të bukur, por kanë qenë edhe shumë të vështira, pasi babai i saj e shikonte atë të kapërcente kaq shumë pengesa në jetë dhe të mësonte se si të menaxhonte sfidat me të cilat përballet çdo ditë.”
Duke mësuar më shumë për autizmin e vajzës, bashkë me gruan e tij, James nisi të njihte disa nga tiparet që i kishte vetë dhe kështu vendosi të konsultohej me specialistët. të cilët zbuluan se edhe ai vuante nga kjo gjëndje. Nisur nga e gjithë kjo ai vendosi që betejnë që po kalon vetë dhe vajza e tij ta ndajë me të tjerët.
Rreth një në 100 fëmijë ka autizëm në mbarë botën, sipas OBSH, ndërsa termi i duhur për ta përshkruar sëmundjen është: "grup i larmishëm kushtesh që lidhen me zhvillimin e trurit", të cilat karakterizohen "nga njëfarë shkalle vështirësie me ndërveprimin social.”
/News31