SPORT 15 Gusht 2023, 21:47
I bashkohet Ronaldo & Co, Neymar shkon në Arabinë Saudite, prezantimi spektakolar nga Al-Hilal

NEWS-31
Nga sot Neymar nuk është më futbollist i PSG, por tashmë i është bashkuar Cristiano Ronaldo-s në Arabinë Saudite.
Negociatat nisën javën e kaluar dhe u përshpejtuan gjatë fundjavës, me sulmuesin brazilian që ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare dhe përgjatë 2 sezoneve që do të luajë do të përfitojë plot 160 milionë euro.
Braziliani do të bashkohet me Ligën Pro Saudite, ku do të luajë bashkë me lojtarë si Ronaldo, Mahrez, Karim Benzema, Kante dhe Mané.
Neymar u largua nga Paris Saint-Germain pas një periudhe të gjatë pasi mbërriti në vitin 2017, ku luajti 173 ndeshje, duke shënuar 118 gola dhe 77 asistime.
Sor klubi arab ka bërë prezantimin spektakolar të Neymar: “Talenti i mrekullueshëm… që tërheq vëmendjen e të gjithëve” @neymarjr ”
View this post on Instagram