
Produkti

Hidhet shorti për çerekfinalet e “Champions League” dhe “Europa League”, këto janë sfidat më interesante

Në orën 12:00 të ditës së sotme, në Nyon të Zvicrës, u hodh shorti i Champions League dhe Europa League, për të mësuar përballjet e çerekfinaleve të kompeticioneve më të rëndësishme ndërkombëtare për klube.
Çerekfinalet e Champions League:
Real Madrid-Chelsea
Inter-Benfica
Manchester City-Bayern Munich
Milan-Napoli
Më pas, është hedhur edhe shorteu për gjysmëfinalistët. Fituesi mes Milanit dhe Napolit do të ndeshet mes fituesit të Inter-Benfika.
Fituesi i çerekfinales Real Madrid-Chelsea do të ndeshet me fituesin e Manchester City-Bayern Munich.
Çerekfinalet do të luhen më 11-12 prill dhe 18-19 prill, ndërsa gjysmëfinalet e planifikuara për 9-10 maj dhe 16-17 maj. Finalja do të luhet në Stadiumin Olimpik Ataturk në Stamboll të shtunën më 10 qershor të vitit 2023.
Sa i takon "Europa League", çerekfinalet do të luhen më datë 13 dhe 20 prill, ndërsa gjysmëfinalet më 11 dhe 18 maj. Finalja e madhe në Budapest do të luhet më 31 maj.
Ndeshjet çerekfinale të Europa League:
Manchester United-Sevilla
Juventus-Sporting
Bayer Leverkusen-Union SG
Feyenoord-Roma
Gjysmëfinalja e parë do të ketë në përballje fituesin e sfidës Juventus-Sporting dhe Manchester United-Sevilla, ndërsa gjysmëfinalja e dytë do të jetë fituesi i sfidëns Feyernoord-Roma dhe Leverkusen-Union SG.
/News31