SPORT 24 Shkurt 2023, 15:40

Hidhet shorti për 1/16 e Europa League, me kë do të përballen Juventus, Manchester United, Arsenal dhe Roma?

Hidhet shorti për 1/16 e Europa League, me kë do të

Është hedhur paraditen e sotme, sic është traditë, në Nyon të Zvicrës shorti i Europa League për fazën tjetër të kompeticionit të rëndësishëm, ku janë njohur përballjet e 1/16. 

Shorti ka qenë fatsjellës për ekipet e mëdha që janë pjesë e turneut, teksa Juventus, Manchester United, Arsenal e Roma do të përballen me ekipe relativisht më të dobëta, megjithëse nëse ka dicka që na kanë mësuar kupat europiane, ka gjithjnë vend për surpriza. 

Të gjitha ndeshjet e 1/16 të Europa League:

Union Berlin-Union Saint Gilloise

Sevilla-Fenerbahce

Juventus-Freiburg

Sporting-Arsenal

Manchester United-Real Betis

Roma-Real Sociedad

Shakhtar Donetsk-Feyenoord

Hidhet shorti për 1/16 e Europa League, me kë do të

Kur zhvillohen ndeshjet e Europa League?

Raundi i 1/16: 9 dhe 16 mars 2023

Shorti për çerek dhe gjysmëfinalet: 17 mars

Çerekfinalet: 13 dhe 20 prill 2023

Gjysmëfinalet: 11 dhe 18 maj 2023

Finalja: 31 maj 2023

/News31