Hidhet shorti i "play off" të Conference League, ekipet shqiptare të pafata!

Sot në orën 14:00 në Nion të Zvicrës është hedhur shorti, i cili do të përcaktojë kundërshtarët e fazës “play-off” të kualifikueseve të Conference League për klubet shqiptare të mbetura në garat evropiane, Partizani, Ballkani e Struga.
Kundërshtarët e mundshëm të këtyre skuadrave në fakt u zgjodhën të parat dhe ndryshe nga Struga, që pati një short më të lehtë, por aspak të favorshëm, Ballkani dhe “demat e kuq” të Partizanit nuk mund të thuhet se do ta kenë të lehtë kualifikimin për në grupet e Conference League, përkundrazi.
Kështu, në rast se kalojnë kazakët e Valmiera në ndeshjen e radhës, ekipi kryeqytetas i drejtuar nga Zoran Zekiç, do të përballet me fituesin e sfidës Astana-Ludogorets, me këto dy të fundit, që prej kohësh kanë vendosur hegjemoninë e tyre në kampionate përkates, respektivisht të Kazakistanit dhe Bullgarisë, si dhe prej disa vitesh tashmë janë pjesëmarrëse të rregullta në garat evropiane.
Në krahun tjetër edhe Ballkani i Ilir Dajës nuk duket të ketë pasur shumë fat, teksa në rast se kalojnë skuadran nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps, në fazën “play-off” do të kenë fituesin e sfidës Sheriff Tirasspol-BATE Borisov ose e thënë ndryshe një prej kampionëve të Moldavisë ose Bjellorusisë.
Në fund kemi dhe Strugën, me skuadrën e Shpëtim Duros, që në rast se kalon luksemburgasit e Swift Hesper në raundin e fundit të kualifikuese do të kenë përballë fituesin e sfidës Zrinjski-Breidablik, ekipe këto respektivisht nga Bosnja e Hercegovina dhe Islanda, me boshnjakët që duket të jenë një kundërshtar i lehtë për kampionët e Maqedonisë, ndryshe nga islandezët të cilët kan surprizuar jo pak me performancat e tyre, këto kualifikuese.
/News31