SPORT 1 Shtator 2023, 15:58

Hidhet shorti i Conference League, ekipi shqiptar bie në “grupin e ferrit”!

Hidhet shorti i Conference League, ekipi shqiptar bie në “grupin e

Pasi ditën e djeshme u mësuan grupet e Champions League dhe më herët sot, ato të Europa League, në Montecarlo u hodh dhe shorti përcaktues për grupet e Conference League, ku për herë të dytë në histori pjesëmarrës janë dhe “dardanët” e Ballkanit, të udhëhequr nga tekniku Ilir Daja.

Ashtu si në sezonin e kaluar, ku ra në grup me ekipe të forta si Sivasspor e CFR Cluj, edhe këtë herë fati nuk ka qenë aspak në anën e kampionëve të Kosovës, duke i caktuar ata në grupin C, së bashku me kroatët e Dinamo Zagreb, çekët e Viktoria Plzen dhe kazakët e Astana. Të tre ekipe që marrin pjesë rregullisht në kompeticionet europiane, madje edhe në Champions League. 

Nga ana tjetër, shorti i “buzëqeshi” francezëve të Lille, të cilët kanë në grup sllokavët e Slovan Bratislava, sllovenët e Olimpija Ljubjana dhe skuadrën nga Ishujt Faroe, Klaksvik. Ndërkaq, Legia e Ernest Muçit është pozicionuar në grupin E, së bashku me AZ Alkmaar, Aston Villa dhe Zrinjski, edhe ky një grup tepër i vështirë.

Grupet e plota:

Grupi A: Lille, Slovan Bratislava, Olimpija Ljubjana Klaksvik

Grupi B: Breidablik, Gent, Maçabi Tel Aviv, Zorya Luhansk

Grupi C: Viktoria Plzen, Dinamo Zagreb, Astana, Ballkani

Grupi D: Club Brugge, Bodo/Glimt, Lugano, Besiktas

Grupi E: Aston Villa, AZ Alkmaar, Legia, Zrinjski

Grupi F: Genk, Fiorentina, Cukaricki, Ferencvaros

Grupi G: Eintracht Frankfurt, HJK, PAOK, Aberdeen

Grupi H: Trnava, Nordsjaelland, Fenerbahce, Ludogorets

Hidhet shorti i Conference League, ekipi shqiptar bie në “grupin e

/News31