SPORT 31 Gusht 2023, 19:11

Grupet e Champions League, Milan e PSG takohen në “grupin e ferrit”, short i lehtë për kampionët e Man.City

Grupet e Champions League, Milan e PSG takohen në “grupin e


Ka përfunduar në Montecarlo hedhja e shortit të fazës së grupeve të UEFA Champions League, ku padyshim grupi i “ferrit”, mund të quhet ai i grupit F, ku ndodhen PSG, Borussia Dortmund, Milan dhe Newcastle.

Por le t'i shohim grupet me detaje: 

Në grupin A, “bavarezëve” të Bayern Munich do t’i bashkohen “djajtë e kuq” të Manchester United, danezët e Copenhagen dhe turqit e Galatasaray.

Në grupin B, Sevilla do të përballet me “topçinjtë” e Arsenal, në rikthimin e këtyre të fundit në fazën e grupeve të UEFA Champions League, po ashtu me holandezët e PSV Eindhoven dhe francezët e Lens.

Në grupin C, kampionët e Serie A, Napoli kanë në grup “mbretërit” e këtij kompeticioni, Real Madrid, portugezët e Braga dhe gjermanët e Union Berlin.

Në grupin D, Benfica do të presë nënkampionët e Evropës, Inter, austriakët e Salzburg dhe spanjollët e Real Sociedad.

Në grupin E, kampionët e Eredivisie, Feyenoord do të kenë si rivalë: Atletico Madrid, Lazio-n dhe kampionët skocezë të Celtic.

Në grupin F, PSG do të mirëpresin “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, “kuqezinjtë” e Milan dhe “bardhezinjtë” e Newcastle.

Në grupin G, kampionët e Evropës, Manchester City do të kenë në grupin e tyre, RB Leipzig, serbët e Crvena Zvezda dhe zviceranët e Young Boys.

Në grupin H, Barcelona pret në grupin e tyre Porto-n, ukrainasit e Shakhtar Donetsk dhe belgët e Antwerp, ku aktivizohet dhe “bomberi” i Kombëtares sonë, Arbnor Muja.

/News31