SPORT 26 Prill 2022, 16:30

Granit Xhaka në formacionin e javës në kampionatin anglez

Granit Xhaka në formacionin e javës në kampionatin anglez

Granit Xhaka është përfshirë në formacionin e javës në kampionatin anglez, Premier League.

Mesfushori i Arsenalit zhvilloi një paraqitje fantastike ndaj Mançester Junajtid në fundjavë, duke realizuar edhe një gol në sfidën që u mbyll 3-1 për topçinjtë.

Në formacionin më të mirë të javës, bëjnë pjesë dhe dy lojtarët e Mançester Sitit, Kevin De Bryne dhe Gabriel Jesus.

Formacioni i plotë: Meslier, Romero, Jansson, Matip, Robertson, Guimaraes, Ward-Proëse, Xhaka, De Bruyne, Jesus dhe Joelinton.

Në klubin e Arsenalit ka pasur shumë ndryshime që prej ardhjes së trajnerit Mikel Arteta, por Granit Xhaka ka qenë konstant.

Në fillim të këtij muaji, Xhaka pranoi se ishte shumë pranë largimit pasi u përplas me tifozët, pas barazimit 2-2 me Kristal Palas në vitin 2019.

Por, ishte ardhja e Mikel Artetës që e bindi Xhakën që të qëndronte. Pas 2 vitesh Xhaka është shumë i rëndësishëm për skuadrën dhe ka një rol prej lideri, shkruan Sky Sports.