SPORT 5 Maj 2023, 17:02

Goditi me shuplakë lojtaret adoleshente të ekipit të tij, Federata Shqiptare e Volejbollit merr vendimin për trajnerin!

Goditi me shuplakë lojtaret adoleshente të ekipit të tij,

Një incident i rëndë e i shëmtuar, i cili ka bërë edhe xhiron e rrjeteve sociale, është shënuar pasditen e djeshme në ndeshjen e volejbollit për femra U-18 mes Korçës dhe Dinamos. Trajneri i korçareve Romeo Xega është parë duke goditur me shuplakë dy prej lojtareve të ekipit që drejton, teksa gjesti i tij është dënuar masivisht nga fansat e sportit dhe publiku. 

Ndërkohë ditën e sotme, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Volejbollit ka shqyrtuar pamjet filmike dhe ka hetuar situatën, duke marrë kështu një vendim për Xegan. Komiteti ka vendosur që t'i heqë në mënyrë të menjëhershme licensën trajnerit të Korçës, teksa Federata ka dalë me deklartën e mëposhtme:

"Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Volejbollit, pasi u njoh me pamjet filmike të arkivuar pranë zyrave të FSHV-së, gjatë ndeshjes Korça Volley-Dinamo (U18 të femrave) e vlefshme për fazën play-off, ku trajneri Romeo Xega godet dy lojtaret e ekipit të Korça Volley gjatë pushimeve të seteve, duke ushtruar dhunë fizike, verbale dhe psikologjike ndaj lojtareve të ekipit të pranishëm në pushim. Komiteti Ekzekutiv vëren se Z. Romeo Xega ka qenë disa herë objekt i Komisionit të Disiplinës pranë FSH-së ku është penalizuar e dënuar me masa të ndryshme disiplinore dhe financiare. Bazuar në Rregulloren e Brendshme dhe Kodin e Etikës të FSHV-së, Komiteti Ekzekutiv duke e vlerësuar si një veprim të pa preçedent veprimin e tij. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë."

/News31