Gjykata Federale “e pamëshirshme” me Juventus, i heq 15 pikë në renditje

Një goditje e rëndë për klubin e Juventus sot nga Gjykata Federale e cila është treguar "e pamëshirshme" me skuadrën italiane. Kështu, Prokurori i çështjes së ekipit nga Torino kishte kërkuar zbritjen me 9 pikë si dënim për akuzat e "mashtrimit financiar", por Gjykata e ka sanksionuar Juventus me 15 pikë në renditjen e Serie A.
Gjithashtu dënime u dhanë dhe për ish-drejtuesit e lartë të skuadrës, përfshirë dhe presidentin, të cilët ishin dorëhequr tê gjithë nga rolet e tyre pak muaj më parë. Kështu, janë dhênë 2 vjet e gjysmë larg fushave për Paraticin, 2 vjet për Agnellin dhe Arrivabene, 1 vit e 4 muaj për Cherubini dhe 8 muaj për Nedved. Juventus pritet të apelojë vendimin në Kolegjin e Garancisë.
Kujtojmë se gjyqi sportiv ndaj Juventusit u rihap disa kohë më parë për çështjen e fitimeve kapitale, mashtrimit financiar me plusvalencat dhe shpenzimet e padeklaruara. Vendimk i Gjykatës Federale të Apelit ka ardhur pas seancës së sotme, ku u pranua kërkesa e Prokurorisë së FIGC-së, madje u shtua dënimi i kërkuar nga ky institucion pas hetimeve.
Kapitulli i hetimit financiar ndaj bardhezinjëve u duk se u mbyll pranverën e kaluar me shpalljen e pafajshëm të tyre dhe të gjithë klubeve të tjera të përfshira, por procedura sportive u rihap vetëm për Juventusin dhe drejtuesit e saj, të cilët tashmë kanë marrë një dënim të rëndë pas zbulimit të fakteve të reja.
/News31